LAJMI I FUNDIT:

Dardanët zhvilluan lojë kontrolluese, Giresse vëzhgon me vëmendje paraqitjen e futbollistëve

Dardanët zhvilluan lojë kontrolluese, Giresse vëzhgon me vëmendje paraqitjen e futbollistëve

Përfaqësuesja e Kosovës, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm në seancat stërvitore.

Në seancën e sotme, Dardanët e kanë zhvilluar një lojë kontrolluese, ku grupi i futbollistëve është ndarë në dy ekipe.

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.


Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë.

Nga afër këtë seancë përgatitore e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, duke treguar kësisoj mbështetje dhe inkurajim për ekipin para dy sfidave tejet të rëndësishme.

Stërvitja e radhës e Përfaqësueses është paraparë të zhvillohet të martën në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali.

Do theksuar se në prag të dy ndeshjeve të cilat vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori