“Dardanët” ndezin “Fadil Vokrrin” me koreografi madhështore

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin para ndeshjes historike ndaj Turqisë. Tribunat janë të mbushura plot dhe entuziazmi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.
Grupi i tifozëve “Dardanët” ka shpalosur një koreografi të madhe me mbishkrimin “Dreamers”, në mbështetje të lojtarëve të Kosovës, duke e kthyer stadiumin në një spektakël të vërtetë.
Zhurma, këngët dhe brohoritjet nuk kanë të ndalur, ndërsa çdo dalje e futbollistëve në nxehje shoqërohet me ovacione të mëdha.

Atmosfera elektrizuese pritet të jetë një shtysë e fortë për “Dardanët” në këtë sfidë vendimtare për një vend në Kupën e Botës.
Gjithçka është gati për një mbrëmje historike, ku Kosova synon të realizojë ëndrrën e madhe.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/




















































