Dardan Islami: Kam marr ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Humoristi i njohur Dardan Islami ishte i ftuari i fundit në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për karrierën e tij dhe aktivitetet që po zhvillon aktualisht.
Gjatë bisedës, Islami zbuloi se ka plane për të sjellë stand up komedi vitin e ardhshëm, duke i shtuar kështu diversitet rrugës së tij artistike.
Një nga momentet më interesante të intervistës ishte kur Dardani u pyet për qëndrimet e tij ndaj transgjinores Edona James, e cila u bë fenomen i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ai e përshkroi Edonën si një personazh simpatik, duke e vlerësuar për karakterin dhe energjinë e saj gjatë programit.
@shokpodcast Nan a kan lyp Sheher 🤣 #fyp #fy #dhezipahiri #foru ♬ original sound - ShokPodcast
Më tej, Islami zbuloi se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë e BBVK, pasi ishte kontaktuar nga Liberta Spahiu, por nuk ka pranuar të hyjë në shtëpinë e famshme të Big Brother:
“Kam marrë ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova, më ka telefonuar Liberta dhe më ka bërë ftesë”, tha ai. /Telegrafi/



























































