Dardan Berisha i pandalshëm: Kosova i nis me fitore parakualifikueset e Evropianit, e mposht Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me 15 pikë dallim 84-99 (14:25, 14:19, 32:30, 24:25).
Kosova e nisi shumë mirë me një epërsi të madhe prej 11 pikëve në çerekun e parë 14:25. Ata vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë, që e mbyllën me pesë pikë epërsi 14:19, kësisoj shkuan në pushime me 16 pikë avantazh.
Shqipëria tentoi të këndellet në çerekun e tretë, por avancuan vetëm me dy pikë përpara 32:30, ose thënë ndryshe rezultatin e përgjithshëm e zvogëluan në 14 pikë dallim.

Në çerekun e fundit, Kosova e ruajti rezultatin për ta mbyllur me epërsi prej një pike 24:25, apo totalin 84:99.
Dardan Berisha ka qenë i pandalshëm me plot 35 pikë, tre topa të kthyer e gjashtë asistime, derisa te Shqipëria Juljan Hamati me 19 pikë.
Shqipëria kësisoj regjistron humbjen e dytë në këto parakualifikuese, kurse Kosova e nis me një fitore./Telegrafi/



















































