Danimarka të mërkurën bëhet vendi i parë që pushon plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca pas lidhjes së saj të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, raportuan disa media daneze të mërkurën, duke cituar burime të paemërtuara.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, vendimi, i cili do të hiqte vaksinën në fjalë nga skema e vaksinimit të Danimarkës, mund të vonojë shtrirjen e vaksinave të vendit deri në katër javë, bazuar në deklaratat e mëparshme nga organet shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore daneze do të mbajnë një konferencë për media ku pritet të shpallin vendimin për të ndaluar përdorimin e vaksinës dhe të paraqesin një afat të ri për programin e vaksinimit të vendit.
Ndryshe, mbikëqyrësi i ilaçeve i Bashkimit Evropian tha javën e kaluar se kishte gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se rreziku i vdekjes nga COVID-19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku i vdekshmërisë nga efektet e rralla anësore.
Rregullatori, megjithatë, ua la shteteve të bënin vlerësimet e tyre të rrezikut dhe të vendosnin se si të administronin vaksinën bazuar në kushtet lokale që ndryshojnë shumë në të gjithë bllokun.
Danimarka, një vend me 5.8 milionë banorë, është në proces të rihapjes së shkollave, restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteteve kulturore, pasi niveli ditor i infeksionit është ngadalësuar në 500-600 në ditë nga disa mijëra në dhjetor.
Drejtori danez i Autoritetit Shëndetësor Soren Brostrom tha muajin e kaluar se Danimarka “ndjek një parim paraprak” në lidhje me vaksinën AstraZeneca.
Ndryshe, Danimarka ishte vendi i parë që fillimisht pezulloi të gjithë përdorimin e vaksinës në mars për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe gjithashtu ka vendosur vaksinën Johnson&Johnson në pauzë në pritje të hetimeve të mëtejshme për një lidhje të mundshme me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.
Pothuajse një milion danezë kanë marrë dozat e tyre të para, 77% me vaksinën Pfizer-BioNTech, 7.8% me Moderna dhe 15.3% me AstraZeneca, para se të pezullohej. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën