LAJMI I FUNDIT:

Danimarka e Norvegjia fitojnë medaljet e arta olimpike në hendboll në Paris 2024

Danimarka e Norvegjia fitojnë medaljet e arta olimpike në hendboll në Paris 2024

Të dielën kanë përfunduar garat e hendbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, ku Danimarka te meshkujt, ndërsa Norvegjia te femrat u stolisën me medaljen e artë.

Ndeshja e fundit ishte finalja e hendbollistëve mes Gjermanisë dhe Danimarkës. Danezët kanë dominuar plotësisht, nga fillimi e deri në fund, për të fituar të artën olimpike, pasi Danimarka fitoi 39:26 ndaj Gjermanisë.

Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte shumë i madh. Danezët kanë fituar titullin olimpik për herë të dytë. Fillimisht kampionë ishin në Rio në vitin 2016, ndërsa në Tokio në vitin 2021 u mposhtën në finale.


Medaljen e bronztë te hendbollistët e ka fituar Spanja. Spanja për vend të tretë e mposhti Slloveninë.

Te hendbollistet, medaljen e artë e fitoi Norvegjia, që në finale mposhti Francën me rezultat 29:21.

Medalja e bronztë te hendbollistet i takoi Danimarkës. Danimarka në ndeshjen për vend të tretë e mposhti Suedinë me rezultat 30:25.

Garat e hendbollit në Paris ishin shumë interesante. Numri i shikuesve ishte po ashtu shumë i madh. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori