LAJMI I FUNDIT:

Danielsson: Referendumi do ta krijojë të ardhmen e gjeneratave të reja

Danielsson: Referendumi do ta krijojë të ardhmen e gjeneratave të reja

“Më 30 shtator qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e cila do ta formojë të ardhmen e vendit tuaj dhe kjo zgjedhje do të ketë pasoja për gjeneratat e ardhshme. U bëj thirrje ta shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike dhe të votoni në referendumin në vijim”.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në hapjen e serisë së dialogjeve me qytetarët “Paramendo të ardhmen së bashku”.

Ai dërgoi uroi politikanët dhe institucionet e Maqedonisë për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit që, sipas tij e hap rrugën e vendit drejt Evropës.


Në lidhje me fillimin e fushatës së sotme të Delegacionit të KE-së në Maqedoni, Danielsson tha se qytetarët janë në thelbin e kësaj ideje, por shtoi se vetë barrën që të zbatohen këto dialogje të vërteta e kanë komunat të cilat duhet të sigurojnë kushtet e vërteta duke u ballafaquar me problemet reale të qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev në fillimin e fushatës tha se kjo nuk është fushata e parë por as e fundit e BE-së në vend dhe është njëra nga seria e fushatave me të cilën miqtë dhe partnerët tanë evropianë na përkujtojnë se kemi të tashme të përbashkët të cilën e ndërtojmë tashmë dy dekada në rrugën e anëtarësimit tonë të plotë në BE.

Ndërsa ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar tha se përmes fondeve të BE-së në 20 vitet e kaluara janë sjellë një milion euro para evropiane përmes projekteve të cilat gjeneruan rezultate të mëdha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori