Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Prishtinës dhe Llapit.

Prishtina dhe Llapi po përballen në kuadër të javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa në pjesën e parë rrjetat heshtën.


Armend Dallku është deklaruar pas përfundimit të pjesës së parë, duke thënë që ishte një lojë e balancuar, gjersa i ka uruar shërim të shpejtë Valmir Veliut, i cili u lëndua gjatë kësaj ndeshjeje.

veliu3 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Pjesa e parë ishte e balancuar, kishim raste për gol nga të dyja anët, por që nuk arritëm të shënonim”, ka thënë mbrojtësi i Prishtinës.

“Kishim një moment të pakëndshëm, anëtari i Llapit, Valmir Veli pësoi lëndim, shpresoj që të rikuperohet shpejtë”. ka përfunduar Dallku. /Telegrafi/

telegrafi sport app