Veshja me “tie-dye” ishte fillimisht një trend i verës. Ishte krijuar të na kujtonte kujtimet e kampit të fëmijërisë ose daljet e çrregullta në parkun e lojërave.

Por, më pas u bë vërtet një “batanije” e rehatshme kur bota u “përmbys” për shkak të pandemisë.


Gjatë pranverës, trendi i ngjyrosjes gjeti një mënyrë për të qëndruar i rëndësishëm, përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, por kur çdo person i famshëm vishte rroba “tie-dye” gjatë pandemisë, u bë trend karantine, pastaj u zhduk papritur.

jennifer2520lopez2520wearing2520a2520tie dye2520sweatsuit

Megjithatë, Jennifer Lopez është me sa duket këtu për të thënë se bluzat, pantallonat, xhupat dhe tutat me këtë ngjyrosje do vazhdojnë të jenë prezentë edhe në vjeshtë.

Ndërsa ishte përsëri në New York, Lopez u pa me “tie-dye” të ndritshme me ngjyra të ylberit, nga marka Ralph Lauren.

Screenshot 1 55

Ishte gati 27 gradë celcius, por kjo nuk e ndaloi atë. Është e qartë, ajo është e lumtur për motin e ftohtë. /Telegrafi/

31752522 8610065 image a 1 1597009280195