LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet e evakuimit të alpinistëve të bllokuar në Valbonë

Dalin pamjet e evakuimit të alpinistëve të bllokuar në Valbonë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video të evakuimit të dy alpinistë të bllokuar të dielën në një zonë të thellë të Valbonës.

Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.

Alpinistët e bllokuar në Valbonë evakuohen me helikopter, njëri dërgohet në spital pasi ka fraktura
Lexo po ashtu Alpinistët e bllokuar në Valbonë evakuohen me helikopter, njëri dërgohet në spital pasi ka fraktura

Nga pamjet shihet helikopteri i Forcave Ajrore të Shqipërisë i cili bën evakuimin e alpinistëve në një lartësi prej 2,328 metrash.


“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës”, ka thënë Peleshi në një postim në Facebook.

“Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, ka shtuar ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori