Dalin detaje të reja nga tmerri që përjetoi Aubameyang dhe familja e tij nga hajdutët

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang raportohet se ka qenë viktimë e një grabitjeje të dhunshme në shtëpinë e tij në qytetin spanjoll në orët e para të mëngjesit të së hënës – me disa njerëz të armatosur që hynë brenda dhe e rrahën.
El Pais raporton se të paktën katër burra u ngjitën në kopshtin e tij në kompleksin në Castelldefels dhe e kërcënuan me armë zjarri dhe shufra hekuri – dhe hajdutët u arratisën me bizhuteritë pasi arritën të hynin në kasafortën e lojtarit.
Aubameyang – i cili iu bashkua klubit nga Arsenali në janar – u sulmua nga burrat përballë gruas së tij Alysha Behague, pretendon raportimi, me kriminelët duke ikur me një Audi A3 të bardhë.
33-vjeçari ka qenë me Behague për më shumë se dhjetë vjet pas takimit kur lojtari ishte te Milani. Të dy kanë mbetur me plagë të lehta pasi u sulmuan nga banda. Ata u lanë të shtriheshin në dysheme për një orë përpara dy fëmijëve të tyre të tmerruar Curtys, 11 vjeç dhe Pierre, gjashtë, pretendon një raport tjetër nga RAC1.
Aubameyang u godit në mjekër nga një shufër hekuri, ndërsa Behague pësoi një goditje në kokë, shton mediumi.
Behague njoftoi shpejt policinë spanjolle, e cila tani është në kërkim të autorëve.
Dyshja gjithashtu thuhet se refuzuan të shkonin në spital sepse nuk donin t’i trembnin më fëmijët e tyre – por Barcelona është e vendosur t’u ofrojë atyre psikologë nëse dëshirojnë ndihmë të mëtejshme.
Incidenti vjen pasi Aubameyang është i lidhur me një rikthim në Ligën Premier pas interesimit nga Chelsea, vetëm shtatë muaj pasi ai u largua nga Arsenali pasi u përplas me trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta për shkak të shkeljeve disiplinore.
Aubameyang, i cili u shqyrtua shumë në dokumentarin e Amazon për Arsenalin mbi qëndrimin e tij të dobët, është i njohur për drejtimin e makinave sportive dhe për ekspozimin e bizhuterive.
Nuk është hera e parë që lojtarët e Barcelonës janë viktima të grabitjeve dhe vjedhjeve, me shokun e skuadrës së Aubameyang, Robert Lewandowski, që ia vjedhin ora 70,000 euro jashtë terrenit stërvitor të klubit.
Ora e polakut iu rrëmbye ndërsa 33-vjeçari përshëndeti tifozët përpara një seance stërvitore në mbrëmje me Barçën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës