LAJMI I FUNDIT:

Daily Mail me shkrim fantastik për vendin tonë: Anglia nuk ka ditur se çka është mikpritja deri sa ka ardhur në Kosovë

Daily Mail me shkrim fantastik për vendin tonë: Anglia nuk ka ditur se çka është mikpritja deri sa ka ardhur në Kosovë

Kosova do të jetë nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

Kosovarët kanë treguar se janë mikpritës dhe kanë pritur tifozët dhe Kombëtaren e Anglisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

E për pritjen madhështore që po i bëhet anglezëve kanë shkruar edhe mediat më të mëdha britanike.


Daily Mail në një shkrim të publikuar sot, ka shkruar se mund të thuhet që anglezët nuk kanë ditur më parë se çfarë është mikpritja para se të vinin në Kosovë.

“Mund të thuhet lirshëm se anglezët kurrë më parë nuk e kanë ditur se çka është mikpritja para se të vinin në Kosovë”, fillon shkrimin e saj Dail Mail.

“E tillë është ndjesia e mirënjohjes për rolin e qeverisë britanike në sulmet e NATO-s me bomba më 1999, të cilat i dhuruar pavarësinë këtij vendi. Banerët me lulëkuqe dhe mbishkrimin ‘Mirë se vini dhe Respekt’, si dhe flamuj anglezë i kanë stolisur rrugët e kryeqytetit këtë fundjavë”, thuhet ndër tjera në shkrimin nga prestigjiozja angleze Dail Mail.

Kjo është vetëm ndeshja e dytë që Kosova dhe Anglia përballen mes vete, pasi më parë janë takuar në Southampton.

‘Tre Luanët’ kishin fituar atë takim me rezultat 5-3, por Dardanët morën lëvdata të mëdha nga e gjithë bota për lojën e treguar.

Gjithsesi Anglia tanimë e ka siguruar një biletë për në Euro 2020, ndërsa Kosova nuk ka gjasa nga kjo kampanjë kualifikuese.

Dardanët kanë një mundësi tjetër dhe atë përmes ‘Play-Off’-it në Ligën e Kombeve, ku në gjysmëfinalen e Divizionit D përballen me Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Anglia do të përballen me fillim nga ora 18:00 në Fadil Vokrri, ku pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit i luten Barcelonës të provojë një gjë në El Clasico pasi Alexander-Arnold do t'i bashkohet Real Madridit

La Liga
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Man City bën gati 125 milionë euro për transferimin sensacional të verës

Man City bën gati 125 milionë euro për transferimin sensacional të verës

Premier League
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Nasser Al-Khelaifi hap thesin e parave për blerjen e klubit të njohur spanjoll

Nasser Al-Khelaifi hap thesin e parave për blerjen e klubit të njohur spanjoll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori