Daily Mail raporton për një fenomen të rrallë që ka ndodh në Kosovë: Burri 67-vjeçar zbulon se ka organe gjenitale të mashkullit dhe femrës
Mjekët që operuan ‘hernien’ e babait të tre fëmijëve u tronditën kur zbuluan se fryrja në të vërtetë është krijuar pasi kishte dy organe gjenitale – atë mashkullor dhe femëror.
Ky fenomen i rrallë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediumit britanik, Daily Mail.
Sipas këtij të fundit, burri 67-vjeçari, i cili ka lindur vetëm me një testikul, shkoi në një spital në Kosovë duke u ankuar për ënjtje në ijë që kishte zgjatur për një dekadë.
Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, vetëm për të zbuluar mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikun e munguar, transmeton Telegrafi.
Mjekët e diagnostikuan burrin e martuar, i cili përndryshe kishte organe gjenitale normale mashkullore, me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.
Është e paqartë se sa e zakonshme është gjendja, por vetëm 200 raste të tilla janë raportuar në literaturën botërore të mjekësisë.
Të gjitha fetuset zhvillojnë fillimet e një mitre, të njohur si kanali Mullerian, i cili dëmtohet në zhvillimin e hershëm të meshkujve. Por në raste shumë të rralla kjo nuk ndodh, duke bërë që disa djem të lindin me të dy grupet e organeve riprodhuese.
Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.
Rasti është publikuar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.
Pacienti kishte 10 vjet që vuante nga një gungë që i zmadhohej kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur qëndronte i shtrirë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur gungën që nga lindja.
Mjekët e diagnostikuan atë me një hernie inguinale – kur indet futen në ijë në pjesën e sipërme të kofshës së brendshme. Është lloji më i zakonshëm i hernies dhe prek kryesisht meshkujt.
Por gjatë operacionit për ta riparuar atë – që zakonisht përfshin mjekët që bëjnë një prerje përmes së cilës e shtyjnë gungën përsëri në bark – mjekët gjetën një “strukturë të ngjashme me dardhë” që ata zbuluan se ishte një mitër.
Ata gjetën gjithashtu një ‘qese skrotale’ që përmbante një tub fallopian dhe një testikul, i cili kishte një vezore të lidhur me të, transmeton Telegrafi.
Ata e diagnostikuan me PMDS, e cila ka simptomën kryesore të një hernie inguinale.
Kjo zakonisht ndodh kur testikuli i zbritur tërheq tubin fallopian dhe mitrën në traktin përmes të cilit ka zbritur.
Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit, pasi ai kishte tre fëmijë dhe një ‘penis të zhvilluar mirë’ me një hapje uretrale në vendin e duhur.
Mjekët vlerësojnë se 30 deri në 80 për qind e pacientëve me PMDS vuajnë nga një hernie inguinale, infertilitet ose pseudohermafroditizëm – kur ata kanë organet gjenitale të të dyja gjinive ose organet gjenitale femërore nga jashtë.
Në këto raste, prindërit duhet të vendosin se cili seks do të jetë fëmija i tyre, me ndërhyrje kirurgjikale dhe shpesh të nevojshme hormonet seksuale.
Rasti vjen shtatë vjet pasi biznesmeni Duane Walters u bë mashkulli i parë britanik që iu nënshtrua histerektomisë – kur mitra hiqet me kirurgji – pasi mjekët zbuluan se ai kishte PMDS.
Gjendja e tij u zbulua kur mjekët e testuan për kancer të fshikëzës pasi ai kishte vuajtur vazhdimisht nga gjaku në urinë.
Ai vuante nga dhimbjet e menstruacioneve dhe tensioni para menstruacioneve që kur ishte adoleshent. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos