LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë: Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë netë – mos u shqetësoni, muzika vazhdon

Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë: Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë netë – mos u shqetësoni, muzika vazhdon
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar fansat për një pauzë në karrierën muzikore, ndërsa po përgatitet për të përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj – ardhjen në jetë të djalit të saj të parë.

Lajmin e ndau fillimisht në Threads, duke e shpërndarë më pas edhe në InstaStory, ku u shpreh se edhe pse do të tërhiqet për pak kohë, muzika nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kan mbet edhe shumë net magjike me ju pa para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar Dafina në njoftimin e saj.


Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Lajmi për shtatzëninë e saj ka emocionuar fansat, të cilët mezi presin ta shohin në rolin e ri si nënë.

Interpretuesja e hitit “Amazing Girl”, mbetet një nga artistet më të dashura për publikun, dhe pavarësisht pauzës, ka siguruar fansat se muzika do të vazhdojë.

Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të sjellë projekte të reja edhe gjatë kësaj periudhe, apo nëse pas lindjes do të rikthehet me surpriza të mëdha për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Kalo në kategori