LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Serbia nuk do t’i ndryshojë kufijtë e saj

Daçiq: Serbia nuk do t’i ndryshojë kufijtë e saj

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka theksuar se Serbia nuk do të ndryshojë kufijtë e saj, nëse nuk pajtohet me palën shqiptare që të arrihet marrëveshje për këtë.

Ndërkaq, kërkesën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të shënuar kufirin midis Serbisë dhe Kosovës e ka quajtur një “teatër në shtëpi”.

Daçiq theksoi se nuk ka kufi me Kosovën, por vetëm një linjë administrative që u krijua në kohën e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/