Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se serbët nuk do të kenë kurrë armiq më të mëdhenj se ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.
Ai ka thënë se ata janë sjellë shumë keq me serbët gjatë vitit 1999, ndërsa sipas tij, ata zgjodhën Serbinë për armik.
“Se si janë sjellë me popullin tonë demokratët në erën e dinastisë Clinton e kemi ndjerë shumë mirë në lëkurën tonë më 1999. Ata e kanë zgjedhur për armik Serbinë dhe jo ne”, ka thënë Dacic për Novosti.
Daçiq madje ka shtuar se është qesharake që shqiptarët të mbështesin aq shumë Hillary Clinton, ndërsa kur serbët provojnë të organizohen për mbështetje ndaj Trump, konsiderohet si ndërhyrje në punët e Amerikës.
“Kur shqiptarët e mbështesin në mënyrë të organizuar Hillary Clintonin dhe kur me emrin e saj i pagëzojnë madje edhe butikët, atëherë ky është qëndrim legjitim, ndërsa kur unë e përmendi si ide mundësinë që serbët të mbëbshtesin në mënyrë të organizuar Trumpin atëherë kjo konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Vërtet qesharake”, është shprehur ai, njofton metro.
“Për dallim nga Clinonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjës kosovare mund të negociohet”, ka thënë Daçiq.
Ai ka shtuar se serbet do të organizohen së bashku, e pastaj demorkatët duhet të mendojnë se si t’i ftojnë votat e tyre.
“Për dallim nga Clinonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjes kosovare mund të negociohet. Ndryshe prej periudhës së qeverisjes së Clintonëve, të cilët mendojnë se këtë histori e kanë mbyllur me bomba në vitin 1999, serbët duhet të bëhen faktor i organizuar, e pastaj demokratët le të mendojnë se si mund të fitojnë votat e tyre”, është shprehur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë