Cyrus do ta shesë fustanin për Haitin

Këngëtarja/aktorja 17-vjeçare në ceremoninë e 52-të të ndarjes së çmimeve muzikore u paraqit me një fustan të Herve Leger, ndërsa USA Today njofton se ajo ka vendosur që ta nxjerrë këtë fustan në ankand në eBay.com, ashtu që të grumbullojë para për t’i dhuruar në Haiti.
“Mendoj se është shumë me rëndësi që të bashkohemi të gjithë, sepse ndihma pas kësaj që ndodhi nuk duhet bërë vetëm tani. Por duhet të ndihmojmë edhe në të ardhmen. Duhet të rindërtohet një vend i tërë. Këtë nuk mund ta bëjë vetëm një njeri, një fondacion, apo një grup njerëzish. (Por) të gjithë njerëzit duhet të bashkohen”, ka thënë Cyrus. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































