Aktori i madh shqiptar, Çun Lajçi, ka vizituar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn në Strasburg të Francës.

Lideri i AAK-së, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb, është vizituar nga Çun Lajçi, i cili përveç vizitës i ka kushtuar edhe një poezi Ramush Haradinajt, transmeton Telegrafi.


Lexojeni postimin postimin e Çun Lajçit dhe poezinë kushtuar Haradinajt:

Me Heroin tim z.Ramush Haradinaj (dhe Haqif Hazirin) Strasburg 3.4.2017*Heroit tim* Pak dhembje mora e pak mall lashë, Në drynin e brejtun Dukagjinçe, Atje, n'Avenun e Lirisë Ai Retë e bardha m'i ktheu në Mokna E shallin ma lidhi bukur në plis. Ik mik, Kthehu gjurmëve të ardhjës E ruaju mos u plak, E zemrën ma shtrengoi, Me zemër duarësh. Me prit, tha, të plakemi bashkë, Në truallin e Dardanisë