LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Për shtetësinë e Onishçenkos nuk është nevojitur mendimi i NATO-s

Çulev: Për shtetësinë e Onishçenkos nuk është nevojitur mendimi i NATO-s

Ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Naqe Çulev i pyetur për rastin e Onishçenkos tha se me ligjin e ASK-së nuk është paraparë që të konsultohen me partnerët e NATO-s.

“Në rastin konkret askund me ligjin e ASK-së nuk është përcaktuar se duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtar. Pra bëhet fjalë për kontroll të thjeshtë sigurie për pranim të shtetësisë dhe në këtë rast nuk duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtarë”, tha Naqe Çulev, ish-drejtor i Ajgnecisë për Siguri Kombëtare dhe ish ministër i Brendshëm.

Ai më tej pyeti drejtorin e ASK-së nëse për të gjithë, rreth 150 shtetësitë që janë dhënë paraprakisht për shtetas të huaj është kërkuar mendim nga NATO partnerët apo nëse për 80 mijë kontrolle sigurie që janë bërë është kërkuar mendim nga NATO partnerët./Alsat/