Juan Cuadrado është kthyer në stërvitjet e Juventusit, ndërsa rikthimi i tij ën fushë mund të jetë më i shpejtë se sa që është menduar. 

Anësori ka pasur probleme me muskujt, ndërsa ishte operuar në janar në një klinikë të Gjermanisë.


Kolumbiani është kthyer në qendrën stërvitore në Vinovo javën e shkuar, por kishte stërvitur i veçuar nga shokët e skuadrës.

GettyImages 870519156 Juan Cuadrado . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Klubi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se lojtari është kthyer në stërvitje.

Mario Mandzukic është kthyer po ashtu nga tubimi me kombëtaren kroate.

GettyImages 866368262 Mesfushori kolumbian (Getyy Images)

Ai ka stërvitur së bashku me Paulo Dybalan dhe dyshja mund ta fillojnë ndeshjen ndaj Milanit.

Juventusi ka disa mungesa për ndeshjen me Milanin, ndërsa situatë nuk qëndron mirë as për ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app