Crystal Palace 2-3 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Arsenali ka fituar në udhëtim te rivali lokal, Crystal Palace me rezultat të ngushtë 3-2.
Topçinjtë janë kthyer të fitoret në Ligën Premier pikërisht ndaj Crystal Palacet pas barazimit 3-3 ndaj rivalit të madh, Liverpoolit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Andros Townsted (49') dhe James Tomkins (89') për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënoi Shkodran Mustafi (25') dhe Alexis Sanchez (62', 66').
Lojtari më i dalluar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi kilian, Sanchez, i cili u vlerësua me notë 9.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Petr Cech, që u vlerësua me 5.8.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari i dytë më i vlerësua i Arsenalit me notë 8.4, ndërsa Granit Xhaka luajti për 87 minuta dhe pati paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 6.8. /Telegrafi/ Crystal Palace:

Arsenal:
























































