Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Crvena Zvezda.
Rossonerët ishin dy herë në epërsi (0-1 dhe 1-2), por në minutën e fundit vendasit barazuan duke shkaktuar befasi.
Pankow (autogol) dhe Theo Hernandez shënuan për Milanin, derisa Kanga për vendasit dhe Pankov që përmirësoi gabimin dhe shënoi për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Mbrojtësi i majtë francez, Theo Hernandez ishte më i miri në fushë duke marrë notën më të lartë.
Me notë të lartë te Rossonerët u vlerësuan edhe Giggi Donnarumma, Rade Krunic, Samu Castillejo dhe Fikayo Tomori.
Ndërkohë lojtari që dëshpëroi me paraqitjen e tij në këtë sfidë ishte kapiteni Alessio Romagnoli.
Te vendasit nota më e ulët shkoi për Milan Rodic. /Telegrafi/