Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka folur për objektivin afatshkurtër të kombëtares portugeze, në prag të dy sfidave të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Më 11 dhe 14 tetor, Portugalia do të përballet me Irlandën dhe Hungarinë, dy ndeshje që mund të jenë vendimtare për fatin e skuadrës në grupin kualifikues.


Portugalia kërkon fitore, për të siguruar vendin në Kampionatin Botëror.

“Jam mirënjohës për gjithçka që kam mësuar nga bashkëlojtarët e mi, si ata me përvojë, ashtu edhe gjenerata e re që po vjen me shumë energji dhe cilësi", ka thënë fillimisht Ronaldo.

"Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme dhe të sigurojmë kualifikimin në Kupën e Botës".

"Çfarë do të ndodhë atje, do ta shohim”, përfundoi sulmuesi i Portugalisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app