LAJMI I FUNDIT:

Cozmanit i rikthehet Instagrami (Foto)

Cozmanit i rikthehet Instagrami (Foto)

Reperi kosovar i është rikthyer llogaria në rrjetin social Instagram.

Ashtu siç kishim paralajmëruar Telegrafi ditë më parë, Cozmanit i është kthyer adresa në Instagram.

E gjithë kjo në saje të kompanisë AVD Digital, e cila ka bërë të ditur se i ka verifikuar edhe llogarinë në mënyrë zyrtare.


Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Cozmanit
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Cozmanit

Ndryshe, Cozman nuk ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale në ditët e fundit qysh pas incidentit me Noizyn, duke preferuar të mos flasë për ngjarjen teksa hetimet vazhdojnë ashtu sikurse kërcënimet sporadike nga OTR.

Ai ishte 48 orë në paraburgim teksa ende i ka të konfiskuar gjërat e tij, sipas avokatit Asdren Hoxha.

Dhe këtë kohë ai ka shfrytëzuar që t’i kanalizojë punët në aspektin profesional, ku së shpejti pritet lansimi i këngës së re dhe verifikimi i një tjetër rrjeti social, Instagramit. /Telegrafi/

insta