LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 te gratë shtatzëna – si e përballuan dhe cilët janë faktorët e rrezikut? Flet gjinekologu Sabedin Fejzullahu

Mosha e grave shtatzëna, mosha e shtatzënisë (përkatësisht fundi i trimestrit të dytë dhe fillimi i trimestrit të tretë) dhe mos vaksinimi me COVID-19, janë vlerësuar faktorët e rrezikut të identifikuar në rastet e mortalitetit maternal në Kosovë.

Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, gjinekologu Sabedin Fejzullahu, i cili po ashtu vlerësoi se te një numër i shtatzënave, infeksioni me COVID-19 ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes dhe për pasojë edhe shkalla e mortalitetit maternal ka dëshmuar se shtatzënat paraqesin një grup rreziku për forma të rënda të sëmundjes, COVID-19.

“Një numër i grave shtatzëna në KOGJ, infeksionin me COVID-19 e kanë kaluar në forma të lehta të sëmundjes dhe pa pasoja si për nënën ashtu edhe për frytin. Megjithatë te një numër i shtatzënave, infeksioni me COVID-19 ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes dhe për pasojë edhe shkalla e mortalitetit maternal ka dëshmuar se shtatzënat paraqesin një grup rreziku për forma të rënda të sëmundjes, COVID-19. Mosha e pacientëve, mosha e shtatzënisë përkatësisht fundi i trimestrit të dytë dhe fillimi i trimestrit të tretë dhe mos vaksinimi janë vlerësuar faktorët e rrezikut të identifikuar në rastet e mortalitetit maternal në Kosovë”, tha ai.


Sabedin Fejzullahu, gjinekolog

Sipas gjinekologut Fejzullahu ankesat më të shpeshta tek gratë shtatzëna të infektuara me COVID-10 kanë qenë kollitja, temperatura, ethet, kokëdhimbja dhe vështirësi në frymëmarrje.

COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe foshnjat, përballja me infeksionin dhe menaxhimi i punës në reparte - flasin mjekët
Lexo po ashtu COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe foshnjat, përballja me infeksionin dhe menaxhimi i punës në reparte - flasin mjekët

Fejzullahu thotë po ashtu se te format e rënda të sëmundjes ka dominuar dispnea (frymëmarrje e vështirësuar).

“Shenjë kjo edhe me rënie të vlerave të saturimit të O2, ndryshime radiografike të mushkërive – pneumoni bilaterale dhe ndryshime laboratorike si rritja e vlerave të CRP-së dhe D–Dimeri”, shpjegoi tutje gjinekologu.

Gjinekologu, Sabedin Fejzullahu, gjatë intervistës për Telegrafin

Por siç u shpreh Fejzullahu, fatkeqësisht numri më i madh i shtatzënave të hospitalizuara nuk kanë qenë të vaksinuara.

18 foshnja me COVID-19 u trajtuan për dy vjet në Klinikën e Neonatologjisë - virusi i preku në sistemin respirator
Lexo po ashtu 18 foshnja me COVID-19 u trajtuan për dy vjet në Klinikën e Neonatologjisë - virusi i preku në sistemin respirator

“Rastet me forma të rënda të sëmundjes i janë ekspozuar rrezikut të fatalitetit si për fetusin, ashtu edhe për gruan shtatzënë. Prandaj dua të apeloj te të gjitha shtatzënat që të vaksinohen dhe të mbrojnë edhe veten edhe frytin”, tha ndër të tjera gjinekologu, Sabedin Fejzullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori