Të vaksinuarit infektohen me SARS-CoV-2. Pasoja? Në radhë të parë indinjatë – sepse gjithnjë e më shumë po shtohet skepticizmi lidhur me qëllimin e vaksinave.
Pothuajse i gjithë viti i kaluar kaloi me tension për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Ne mësuam se çfarë janë vaksinat mRNA, ndoqëm me interes të dhënat mbi studimet dhe shpresonim për efektin e tyre. E në brendësi mendonim, se nëse më në fund do të ketë një vaksinë, atëherë çdo gjë do të bëhet mirë si më parë.
Ndërsa tani që i kemi më në fund vaksinat konstatojmë, se puna nuk ecën ashtu si e kishim përfytyruar.
Së fundi mësuam lajmin, se në një shtëpi kujdestarie për të moshuarit në qarkun Osnabrück disa banorë ishin infektuar me coronavirusin e variantit B.1.1.7. Ky lajm ishte indinjues.
Pikërisht në këtë shtëpi kujdesi ishin bërë vaksinat në dozën e parë. Një rast i pastër ky i dështimit të vaksinimit? Në fakt, jo, por kemi të bëjmë me një keqkuptim të vaksinës. “Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, i përgjigjet pyetjes së DW-së Burkhard Riepenhoff, zëdhënës shtypi i qarkut Osnabrück.
Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurtë, që vaksina e dytë në shumicën e rasteve e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së kujdesit. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.
Gabim të mendosh, që mjafton injektimi i vaksinës e gjithçka është në rregull
Vaksinat e licencuara deri tani ndaj COVID-19 të gjitha kanë efekt të mirë. Nëse personi i vaksinuar bie në kontakt me SARSCoC-2, me shumë gjasë ai nuk do të sëmuret, të paktën jo rëndë.
Megjithatë rregullat e ruajtjes së distancës, të higjienës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishme, lidhur me të cilat Instituti Robert Kosh (RKI) tërheq vëmendjen: „Edhe ai që është vaksinuar, mund të kontribuojë në transmetimin e coronavirusit”, shkruhet në faqen e internetit të këtij instituti.
Ajo që vaksinat nuk mund të arrijnë, ose më saktë çka ende nuk është konfirmuar përfundimisht: Është se ende nuk dihet me sigurisë se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e përhapjes së tij në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartazi, se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin dhe nëse të vaksinuarit përkohësisht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua ngjisin atë të tjerëve.
Në raste të tilla një person mund ta kishte përkohësisht virusin, por nuk do të sëmurej. E pikërisht në këtë pikë krijohen keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?
Imunitet i sterilizuar apo funksional
Së brendëshmi ne shpresojmë rastin ideal – të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” prej vaksinave ndaj coronavirusit. Në një rast të tillë vaksina do të na mbronte nga infeksioni. Virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup. Të vaksinuarit nuk e transmetojnë atë, sepse ata nuk e kanë atë në trup. Pra virusi nuk mund të përhapet më, ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.
Por ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri tani në vaksinat ndaj coronavirusit, kështu shpjegon Qendra Federale për Sqarimin shëndetësor. „Deri tani mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm.”
Sa i përket të ashtuquajturit “imunitet funksional” infeksioni nuk pengohet, por ai mbron të vaksinuarit nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj”.
Nga mutacionet dalin edhe më shumë pikëpyetje
E ndërkohë që ka mjaft pikëpyetje lidhur me vaksinat, dalin edhe problemet e reja me mutacionet që ka pësuar virusi. Afrika e Jugut p.sh. e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez AstraZeneca, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar për përdorimin më të mirë të këtij medikamenti.
Sipërmarrja farmaceutike pranoi, se vaksina ofron mbrojtje të kufizuar nga një infeksion me ecuri të lehtë të variantit afrikano-jugor të virusit.
Të dhënat paraprake të studimeve të Universiteteve Oksford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga AstraZeneca, mbi të cilat ka informaur ndërkohë „Finantial Times”, tregojnë, se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351 duke penguar sëmundjen e rëndë, por sëmundjen e lehtë nuk e parandalon. Të dhënat sipas këtij njoftimi megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë tek 2000 persona të rinj dhe të shëndetshëm.
Mutacionet parimisht nuk janë të pazakonta tek viruset, mesatarisht çdo muaj ka dy variante të reja. Por ndryshimet p.sh. në një pozicion të proteinës Spike mund të kontribuojnë për një përhapje më të shpejtë të virusit. Virsui që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara më me intensitet e po ashtu të përhapet ose t’i devijojë imunitetit më lehtë se sa coronavirusi fillestar. Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, u shpreh optimist duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës me vaksinën e Johnson & Johnson, që ofron 85 përqind mbrojtje nga një sëmundje me ecuri të rëndë. Ka shpresa, që vaksina AstraZeneca në grupmoshat e rrezikuara të funksionojë po aq mirë.
Në Universitetin Oksford po punohet ndërkohë për përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.
Kujdesi duhet të vazhdojë
Sipas stadit aktual edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe ndaj variantit britanik të virusit B.1.1.7. Por sidoqoftë nëse dikur virusi pëson mutacion të fuqishëm, sa vaksina nuk mund ta neutralizojë atë, atëherë vaksinat duhen përshtatur.
Eksperti socialdemokrat gjerman Karl Lauterbach, i cili është vet epidemiolog, shkruan në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e mutacioneve: “Varianti i Afrikës së Jugut tregon, se sa e rëndësishme është të shmanget çdo infeksion.”
Është e domosdoshme edhe më tej, që ne të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjitha varianteve të tij: Rregullat e ruajtjes së distancës, higjiena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, por ashtu duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania