Philippe Coutinho mund të mbetet një lojtar i Barcelonës këtë sezon, pasi trajneri i ri Ronald Koeman i ka thënë klubit se dëshiron ta mbajë brazilianin, i cili ishte në shitje për disa muaj.

Tani, Barcelona ka përjashtuar mundësinë që mesfushori të largohet si i huazuar.


E vetmja mënyrë që Coutinho të largohet nga Camp Nou këtë verë është nëse një klub bën një ofertë të madhe për ta nënshkruar me të.

2020 09 04 ENTRENO 01 min

Sidoqoftë, me klimën aktuale ekonomike, shanset që kjo të ndodhë janë praktikisht të pamundura.

Bayern Munich refuzoi të paguante opsionin prej 120 milionë euro për të blerë lojtarin, pasi i skadoi huazimi 28-vjeçarit në fund të sezonit të kaluar.

Koeman tani ka një përforcim shtesë për skuadrën e tij dhe planifikon të përdorë Coutinho si një mesfushor këtë herë.

1599358940 236388 1599359076 noticia normal recorte1

Nën drejtimin e Ernesto Valverdes, ish- lojtari i Liverpool u përdor si anësor - ku nuk ishte në gjendje të performonte siç di. /Telegrafi/

telegrafi sport app