Philippe Coutinho ishte shumë afër që të riktheje në Ligën Premier në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Anësori brazilian nuk ka arritur të përshtate te Bracelona, andaj u huazua te Bayern Munichu në verën e vitit 2019.


Por, Mirror raporton se Coutinho ishte shumë afër kalimit te Tottenhan Hotspuri, mirëpo që ajo lëvizje ishte bllokuar nga Mauricio Pochettino.

philippe coutinho barcelona 1tgm5ch3kzczl1ql5e1v57k10q

Trajneri argjentinas nuk ishte i bindur nga forma e brazilianit dhe kishte refuzuar që të huazonte atë te Spurs.

Pochetino u shkarkuar në fund të vitit të kaluar nga Tottenhami shkaku i rezultateve të dobëta, duke u zëvendësuar nga Jose Mourinho.

Kujtojmë se Coutinho ishte pjesë e Liverpoolit, duke kaluar më pas te Bracelona, mirëpo ai nuk po arrin të lë gjurmë në Camp Nou dhe në verën e këtij viti mund të shitet nga katalunasit. /Telegrafi/

telegrafi sport app