Pandemia e virusit COVID-19 ka bërë që shumë aeroplanë të qëndrojnë nëpër hangarë dhe pista të aeroporteve, kurse aviokompanitë po mundohen të mos “zhyten” derisa të mos i shpenzojnë të gjitha rezervat që i kanë.
Megjithatë, një numër i madh i kompanive tashmë kanë njoftuar se janë duke u bërë gati për një numër të madh të shkarkimeve, transmeton Telegrafi.
Kompania gjermane Lufthansa një nga aviokompanitë më të mëdha evropiane, planifikon të zvogëlojë flotën e saj prej rreth njëqind aeroplanë, me c’rast me automatizëm 10 mijë vende të punës do të konsideroheshin për kompaninë si të tepërta, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i kompanisë Karsten Spor.
Sipas të dhënave preliminare, Spor për tremujorin e parë të vitit ka pranuar se kompania ka shënuar humbje prej 1.2 miliardë euro, duke paralajmëruar se në tre mujorin tjetër do të jetë më keq, dhe se është e pamundur që të mos shqyrtohet mundësia e shkarkimeve për arsye operacionale.
Aktualisht nuk janë duke fluturuar nga 700 deri në 760 fluturake të Lufthansas, ku çdo ditë po anulohen nga 3 mijë fluturime, e numri i pasagjerëve po zvogëlohet për 99 për qind, kurse 80 mijë punonjësit e kompanisë janë duke punuar me orar të shkurtuar.
Lufthansa aktualisht është në bisedime intensive me qeverinë gjermane për një ndihmë financiare të qeverisë, kurse gjithashtu janë në bisedime me qeverinë e Austrisë dhe Belgjikës për një ndihmë tjetër financiare sa i përket filialeve të tyre në këto vende.
“Aktualisht është duke u vendosur për fatin e Lufthansës. Pyetja shtrohet: a mund ta shmangim bankrotimin me ndihmën e qeverive të katër vendeve”, ka shtuar Spor.
Në të njëjtën kohë, Ryanair ka paralajmëruar shkarkimin e 15 përqind të punonjësve, me qëllim që të zvogëlojë shpenzimet gjatë pandemisë.
Drejtori i kësaj kompanie “Low Cost” pretendon se puna me kapacitet të plotë nuk do të jetë e mundur deri në vitin e ardhshëm, dhe se Ryanair do të detyrohet të garojë me aviokompanitë që do të marrin miliarda euro ndihmë shtetërore.
Pritet që kapaciteti i fluturimeve gjatë korrikut të bie në 40 për qind, dhe se në gusht derinë 60 për qind, para se të rifillojnë mësimin shkollat që do të thotë se edhe zyrtarisht do të marrë fund sezoni i pushimeve.
Ai gjithashtu pretendon që kompania deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, do të transportojë 100 milionë pasagjerë në vend të 154 sa ishin parashikuar.
Ryanair gjatë javës së ardhshme do të fillojë konsultimet me sindikalistët, rreth largimit të 3 mijë punëtorëve dhe zvogëlimit të pagës për 20 për qind.
Në anën tjetër, British Airways parashikon që deri në 12 mijë vende të punës të mbyllen për shkak të ndikimit të coronavirusit në aktivitetin e kësaj kompanie.
Grupi spanjoll-britanik IAG, që përveç tjerash ka në pronësi edhe aviokompanitë Iberia dhe Vueling, ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të faktit se do të nevojiten më shumë se një vit që të rikthehet në normalitet trafiku ajror.
Kjo kompani nuk është e vetmja që po ka telashe, aviokompania skandinave SAS më herët ka njoftuar se do të largoj nga puna rreth 5 mijë punonjës.
British Airways tani është duke realizuar vetëm një numër të vogël të fluturimeve nga aeroporti Heathrow i Londrës, në raport me mbi 300 fluturime që i realizonte në rrethana tjera. Për muajt prill dhe maj, kapaciteti ka rënë në 94 përqind.
Aviokompania EasyJet ka marrë hua rreth 600 milionë funte nga shteti, derisa Virgin Atlantic po i bën presion qeverisë që ta përkrah, kurse themeluesi i aviokompanisë Richard Brenson kërkon donatorë që mund ta shpëtojnë.
Icelander, aviokompania nga Islanda ka njoftuar sot se do të largojë 2 mijë punonjës të kësaj kompanie. Shkurtimet e vendeve të punës po i godasin pothuajse të gjithë para se gjithash anëtarët e ekuipazhit, shërbimet përkrahëse dhe atyre që monitorojnë gjendjen në terren.
E shumica prej punonjësve që do të vazhdojnë punën do të punojnë me orar të shkurtuar, kurse ata që punojnë me orar të plotë duhet të pajtohen të punojnë me pagë të përgjysmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe