Numri i të infektuarve me coronavirus në Itali ka shkuar në mbi 100, kurse vetëm në Lombardi janë të paktën 90 të prekur me këtë virus.
Deri më tani kanë humbur jetën katër persona, kurse dy janë identifikuar – një 78-vjeçar nga Veneta dhe një grua 77-vjeçe nga Lombardia, transmeton Telegrafi.
Për shkak të situatës së re të krijuar dhjetëra qytete janë futur në izolim total, kështu shumë rrugë sot janë parë totalisht të zbrazëta.
Shkollat dhe marketet nuk do të punojnë, e autoritetet lokale këshillojnë qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të gjithë ata që nuk i përmbahen rregullave do të arrestohen. Nëse është e nevojshme raportohet se do të asiston edhe ushtria.
Autoritetet në Lombardi kanë njoftuar se shumica e rasteve me coronavirus në këtë rajon mund të trajtohen deri të italiani 38-vjeçar i cili është personi i parë i infektuar dhe që nuk kishte udhëtuar në Kinë, por që mbetet mister se si është infektuar.
Kryetari i komunës së Milanit, qendrës emergjente në Itali dhe njëherit të rajonit të Lombardisë, ka mbyllur të gjitha zyrat. Masat e izolimit janë më të theksuara në Kodonja, qyteza që po konsiderohet si epiqendra e zgjerimit të coronavirusi në veri të Italisë.
“Është një qytet fantazmë, është diçka e tmerrshme. Qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, askush nuk rrugë nuk po del”, ka deklaruar Paola banore e kësaj qyteze.
Edhe stacionet e transportit publik janë braktisur, askush nuk po priste trenat apo autobusët. Vetëm një barnatore ka mbetur e hapur.
“Të gjithë po frikësohemi, por shpresojmë se do të bëhet mirë”, ka deklaruar pronarja e barnatores Rosa Kavali, duke shtuar se maskat mbrojtëse që i ka pasur i ka shituar disa ditë më parë, kurse sipas saj në masë të madhe po kërkohen nga klientët materiet dezinfektuese, alkooli dhe zbardhuesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame