LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, 27 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online

Coronavirusi, 27 shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online

Me rritjen e numrit të rasteve pozitive me coronavirus te nxënësit është rritur edhe numri i shkollave që tashmë kanë kaluar në mësim online. Së fundmi dy shkolla nga Peja i janë shtuar listës së shkollave që mësimin e zhvillojnë online.

Nga e hëna edhe shkolla fillore “Asdreni” në Peja ka kaluar në mësim online.

Nxënësja e kësaj shkolle, Ema Spahiu thotë se mësimi përmes platformës Zoom është më i vështirë pasi në disa raste të gjithë flasin e nuk dëgjohet shumë.


Ajo dëshiron që pandemia të përfundojë sa më parë dhe të gjithë të kthehen në shkollë.

Drejtori i Arsimit Naser Gegaj thotë se deri më tani 62 mësimdhënës dhe 306 nxënës janë të infektuar me coronavirus në Pejë.

Si rrjedhojë e kësaj dy shkolla kanë kaluar në formatin c, derisa një shkollë tjetër në skenarin B.

Në shkollën Dardania thonë se skanari do të vazhdojë për një javë nëse nuk ka përkeqësim të situatës.

“Shkolla jonë është në skenarin B. Nxënësit janë të ndarë në dy grupe, ku një ditë vijnë në shkollë grupi A, një ditë grupi B për shkak të hapësirës së klasës. Vendosen nga një nxënës nëpër banka dhe mësimi zgjat 30 minuta”, deklaroi Albina Zhara-Gjikolli.

Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci ka bërë me dije se për shkak të infektimeve me coronavirus të nxënësve e arsimtarëve,  27 shkolla kanë kaluar në mësimin online./Telegrafi/