Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt Kinës.
E gjithë kjo pasi virusi vdekjeprurës i quajtur “coronavirus”, i cili shpërtheu muajin e kaluar në qytetin Wuhan, është shfaqur edhe në Tibet, dhe kështu konfirmohet prania e tij në të gjithë territorin kinez.
Në njoftimin e bërë për media nga MPJ thuhet se, autoritetet kineze të shëndetit publik kanë bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar 7,711 veta të infektuar në Kinë, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë coronavirus-i është përhapur edhe në të paktën 15 shtete të tjera të botës, përfshirë Zvicrën, Francën dhe Gjermaninë, transmeton Telegrafi.
“Numri i vdekjeve nga coronavirus-i, që dyshohet të ketë shpërthyer nga një rezervuar kafshësh, është rritur në 170 veta, ndërkohë që përpjekjet shkencore për të gjetur vaksinën vrasëse të virusit janë intensifikuar, edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rrezik që zbulimi i saj të mos ndodhë edhe disa muaj’, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton të gjithë shtetasit kosovarë që ndodhen jashtë vendit, të evitojnë daljet nëpër vende ku ka dyshime për ekspozim ndaj këtij virusi, meqë shqetësimi më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është bartja e tij prej njeriut tek njeriu.
Po ashtu ftohen të gjithë shtetasit kosovarë që mund të jenë të bllokuar në Kinë, apo kanë simptoma të infeksionit nga ky virus (pavarësisht vendndodhjes), të kontaktojnë Ambasadën më të afërt për ndihmë.
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe institucioneve përkatëse shëndetësore dhe atyre të sigurisë kombëtare, të zbatojnë masat e nevojshme të parandalimit të kësaj epidemie në kufijtë e Republikës së Kosovës, duke ndaluar në pikat kufitare të infektuarit dhe të dyshuarit e mundshëm, përfshi izolimin nga kontakti me njerëz, futjen në karantinë dhe monitorimit e gjendjes së tyre shëndetësore.
Të dhëna më të hollësishme për publikun rreth rrezikut nga epidemia, mund të gjenden në ueb-faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila po ashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të mund të merr vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, emergjente, për mbrojtje nga virusi vrasës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës