Cooper darkon me Zellweger

Ylli i filmit “The Hangover” vazhdimisht ka mohuar se ai është në lidhje me bashkë-aktoren e filmit “He's Just Not That Into You”, Jennifer Aniston, duke thënë se ata janë ‘vetëm miq’, pavarësisht se janë fotografuar duke darkuar së bashku.
Tash raportohet se Cooper është duke dalë me Zellweger, pasi ka shoqëruar yllin e filmit “Bridget Jones' Diary” në një restorant italian gjatë të martës, ku të pranishmit i kanë përshkruar si ‘çift i përkryer’.
“Ai e mbajti karrigen derisa ajo u ul dhe e puthi atë në dorë. Nëse ata ishin vetëm miq, ata janë të dhënë shumë pas njëri-tjetrit”, ka thënë burimi, duke shtuar se ato kishin flirtuar dhe kishin pëshpëritur në vesh të njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes.
Zellweger, e cila luan krahas Cooper në filmin e tij të ardhshëm “Case 39”, më herët ka qenë në lidhje edhe me aktorin Jim Carrey dhe rokerin Jack White, dhe ishte e martuar për një kohë të shkurtë me yllin e muzikës country Kenny Chesney.






























































