Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, është detyruar të largohet nga stërvitja e së martës.
Italiani iu kthye klubit kuqezi në ndeshjen ndaj Chievos, para pushimit të përfaqësueseve.
Por, pas lëndimit të gjatë që ai kaloi, këtë mëngjes u lëndua prapë dhe ekzaminimet e thella do të bëhen gjatë ditës.
Lojtari parashikonte rikthimin në fushë për derbin ndaj Interit, por siç duhet kjo nuk është e mundur.
24-vjeçari u ble nga Milani në verën e 2017 nga Atalanta për 24 milionë euro.
Këtë sezon Conti është paraqitur vetëm në pesë ndeshje në të gjitha garat duke treguar paraqitje të mira.
Gjithsesi një gjë është e sigurt, kur italiani është në formë është një nga më të mirët në rolin e tij. /Telegrafi/