Trajneri i Tottenham, Antonio Conte deklaroi të dielën se skuadra e tij kishte nevojë për më shumë sulmues.
Italiani foli me mediat pasi ekipi i tij u mund 2-0 nga Aston Villa në shtëpi në Ligën Premier.
Ndërsa skuadra e tij rrëshqiti jashtë katërshes së parë, Conte pranoi se ai nuk është i kënaqur me gjendjen e skuadrës së tij ndërsa hapet afati i transferimeve të janarit.
I pyetur nëse ka ai pak lojtarë në dispozicion, ai deklaroi pas ndeshjes: “Situata është e qartë dhe mendoj se ju mund ta shihni situatën tonë që nga fillimi i sezonit. Ne kemi përpara Bryan Gil i cili ka luajtur një lojë të mirë, por ai është një lojtar i ri, dhe ju duhet t’u jepni lojtarëve të rinj kohë për t’u bërë më të fortë fizikisht”.
“Jam i kënaqur nga ajo që kam parë prej tij sot në lojë. Pastaj janë Kane, Son, Richarlison dhe Kulusevski. Kur ka ndodhur që dy nga këta (janë të lënduar), dhe këtë sezon ka ndodhur disa herë, me Richarlison dhe Kulusevski, jemi në hall”.
“Gjithashtu Sonny duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe bëhet e vështirë kjo situatë. Sepse nëse më pyet për qendërmbrojtësit, ata bënë një lojë të mirë, dy mesfushorët bënë një lojë të mirë, mbrojtësit e krahut bënë një lojë të mirë. Dhe pastaj ne luftuam pak përpara, sepse gjetëm një ekip që mbrohej shumë thellë. Nëse keni një zgjidhje në bankinë për të ndryshuar lojën, është më e lehtë sepse i ndryshoni letrat gjatë lojës”, ka vazhduar Conte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë