Trajneri italian i Chelseat, Antoino Conte ka folur për kapitenin John Terry.
Conte ka marrë ditë më parë drejtimin e Chelseat dhe ka filluar fazën përgatitore me skuadrën e madhe angleze.

Në një prononcim për mediat angleze, italiani ka thënë se Terry është një lojtar i Chelseat dhe se është i nevojshëm për klubin.


“Terry ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsean si lojtarë i Chelseat, ai nuk do të ketë tjetër rol në skuadër”.

“John është kapiteni i skuadrës dhe një njeri me personalitet të madh. Jam i lumtur që e kam në skuadër atë”, deklaroi Conte.

Tutje italiani shtoi se i pëlqen të flasë me Terryn, pasi kapiteni i tregon gjithçka rreth klubit.

“Më pëlqen të flasë më të sepse ai e njeh mirë klubin dhe ambientin këtu. Ai është një lojtar i rëndësishëm për mua”.

“Vendimi është marrë në maj për të nënshkruar kontratën dhe jemi të gjithë të lumtur. Terry është i rëndësishëm si për klubin ashtu edhe për tifozët”, deklaroi Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app