LAJMI I FUNDIT:

Conte: Hazard nuk largohet, dëshiron të luaj për Chelsean

Conte: Hazard nuk largohet, dëshiron të luaj për Chelsean

Antonio Conte ka rrënuar çdo zë se Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea në mes të interesit të madh nga Barcelona.

Gjigantët e La Ligës, Barcelona, raportohet të jenë në treg për të shtuar kualitetet këtë verë, me Andres Iniestan tani 33 vjeç dhe spekulimet se Neymar mund të bëjë një lëvizje të madhe parash në Paris Saint-Germain.

Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Chelseat, Rudiger bëhet i dyti (Foto)

Philippe Coutinho i Liverpoolit ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Camp Nou, por Hazard është një tjetër talent i Ligës Prmeier që Barça thuhet të ketë syrin në të.


Megjithatë, Chelsea, nuk e ka ndërmend të ndahet me yllin belg, me interes të raportuar nga Real Madridi që tashmë është refuzuar në të kaluarën e afërt.

“Ai është shumë i lumtur të qëndrojë me ne dhe të luajë për Chelsean. Nuk di asgjë për këtë situatë”, ka thënë fillimisht Conte.

“Në të kaluarën kam lexuar shumë histori rreth Hazardit me Real Madridin – dhe tani Barcelona. Ky është tregu i transferimeve dhe ne duhet ta kuptojmë këtë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori