Michy Batshuayi ka befasuar të gjithë te Borussia Dortmundi me paraqitjet e tij fantastike.

Që nga kalimi i tij te klubi gjerman nga Chelsea gjatë janarit, belgu ka shënuar pesë gola në katër ndeshje.


DV3jWJWX0AAMo99 (Foto: Twitter.com/mbatshuayi)

Ai erdhi në Westfalenstadion në formë të huzimit, por pa të drejt blerje edhe pse BVB kërkoi disa herë që blerja e tij të përfshihet si opsion.

Sipas Daily Mirror, ishte vet klubi i Chelseat që bllokoi shitjen e lojtarit, edhe pse dëshira e Antonio Contes ishte një shitje përfundimtare.

Por, lidershipi i Bluve nuk pranoi që kjo të ndodh pasi ata ishin të bindur se Batshuayi mund të ketë të ardhme të madhe në Londër.

Michy Batshuayi 1 (Getty Images)

Sa ishte pjesë e klubit anglez ai kishte shënuar 10 gola në 25 paraqitje në gjysmën e parë të sezonit 2017/18.

24-vjeçari u ble nga Marseille në vitin 2016 për rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app