Çollaku optimist, pret liberalizimin e shpejtë të vizave (Video)

Pak ditë para se të vijnë ekspertë ndërkombëtarë për të bërë raportin vlerësues për Kosovën, zyrtarë të institucioneve shprehen të bindur se plotësuan kushtet për liberalizim vizash.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka numëruar një për një kriteret e plotësuara të cilat do të reflektojnë me një raport pozitiv për liberalizim vizash.
Tha se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të plotësohet përbërja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, derisa çështja e Avokatit të Popullit është zgjidhur.
Ndërsa, vartësi i tij ministri i integrimeve evropiane, Bekim Çollaku, shpreson se ky do të jetë misioni i fundit për këtë çështje.
Tetë rekomandimet e fundit të cilat janë dhënë nga BE-ja, janë plotësuar të gjitha sipas Çollakut, me përjashtim të ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për çështjen e kufirit.
















































