LAJMI I FUNDIT:

Çollaku optimist për vizat (Video)

Çollaku optimist për vizat (Video)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të mërkurën do t’i ketë mysafirë dy zyrtarë të lartë nga Kosova.

Në vizitë tek ai do të shkojnë Kryeministri Isa Mustafa bashkë me Ministrin e Integrimeve Bekim Çollaku.

Gjatë vizitës në Komisionin Europian, Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku pret qartësim të agjendës europiane për çështjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.


Ky i fundit si dhe Kryeministri Mustafa, besojnë se nesër do të precizohet rrumbullakimi i procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, njofton Klan Kosova.