Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit, që të adresojnë “në mënyrë të përgjegjshme dy çështjet e hapura, demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, si çështje të interesit nacional”.
Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ministri Çollaku tha se çështjes e demarkacionit “është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të vendit si interes madhor dhe adresimi i saj duhet të bëhet sa më shpejt”.
“Kjo çështje duhet të kalojë për debat shumë serioz në Kuvend. Kuvendi i Kosovës është institucioni i vetëm që ka përgjegjësinë që të deklarohet në favor ose ta hedh poshtë nëse vjen në përfundim se ka pasur devijime gjatë procesit. Nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të Kosovës dhe nuk kemi të drejtë ta vëmë në pikëpyetje mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën shengen”, tha ministri Çollaku.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka njoftuar gjatë ditës së martë se ka marrë vendimin për shtyrjen e procesit të votimit në Komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian për 5 shtator me arsyetimin e, siç tha, “përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.
Vendim i Fajon vjen vetëm pak ditë përpara se Komiteti LIBE të nxirrte në votim vendimin për liberalizim të vizave duke i hapur mundësinë Parlamentit Evropian të votonte për lirinë e lëvizjes në zonën e BE-së të shtetasve të Kosovës.
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku tha se kjo shtyrje ka qenë e papritur dhe bëhet për arsye që tashmë dihet e që është mos plotësimi i kriterit të vetëm të mbetur -ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Deklarata e raportueses Fajon duhet të merret shumë seriozisht, në konsideratë nga institucionet e Kosovës në mënyrë që sa më shpejtë dhe pa vonesa (sepse vonesat janë të paarsyeshme) ta adresojnë edhe këtë çështje të mbetur dhe të shmangim të gjitha arsyetimet që mund t’ju shërbejnë shteteve anëtare dhe deputetëve të Parlamenti Evropian për ta zvarritur vendimmarrjen në favor të Republikës së Kosovës”, tha Çollaku.
Ai tha se nëse nuk do të ketë ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi do të vihet në pikëpyetje shumë seriozisht vendimmarrje për liberalizim e vizave në kuadër të institucioneve të BE-së për Kosovën.
“Vihet në pikëpyetje në mënyrë shumë serioze lëvizja e lirë dhe pa viza në zonën Schengen gjatë këtij viti. Për më tepër vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja evropiane e Republikës së Kosovës”, tha Çollaku.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka ngjallur një varg reagimesh të partive politike opozitare, që për javë të tëra bllokuan edhe punimet e Kuvendit të Kosovës, duke përdorur edhe gazin lotsjellës.
Sipas opozitës në Kosovë, marrëveshja e dëmton Kosovën me lënien jashtë të, siç thuhet, afro 8 mijë hektarëve tokë.
Opozita ka këmbëngulur në rinegociimin e marrëveshjes edhe pas përfundimit të punës së një komisioni ndërkombëtar të emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, që nxori përfundimet e ngjashme me atë të Komisionit të Kosovës.
Opozita e ka fajësuar qeverinë e Kosovës, përgjatë disa viteve, për zgjatjen e “procesit të liberalizimit të vizave”. Lëvizja Vetëvendosje, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se “njëra nga arsyet kryesore që deri tash e ka shtyrë liberalizimin ka qenë krimi dhe korrupsioni”.
Vetëvendosje e ka cilësuar si të padrejtë kushtin e demarkacionit me Malin e Zi për liberalizim të vizave por ka deklaruar se “fajin për krejt këtë situatë e ka Qeveria e Kosovës e cila ka nënshkruar një marrëveshje që i humbë vendit tonë mbi 8000 hektarë, në vend që ta rinegociojë atë dhe të kemi një demarkacion të drejtë që nuk na humbë territore”.
Pas vendimit për shtyrje të votimit për liberalizim të vizave, kryetari i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky është një lajm i keq për vendin dhe e bëri përgjegjëse për vendimin qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Isa Mustafa.
“Demarkacioni duhet të rishikohet, prandaj humbja e kohës është faturë krejt e panevojshme që po e paguajnë qytetarët për këtë qeveri pa lidership. Që nga maji i vitit 2015, kur kam inicuar interpelancë në Kuvend për demarkacionin, jam munduar të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Por, fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një Qeveri inatçore dhe të pa vizion”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovën në muajin maj të këtij viti e bëri Komisioni Evropian, që vuri si kusht fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. I gjithë procesi në institucionet evropiane, përfshirë Këshillin dhe Parlamentin Evropian, u zhvendos në vjeshtë, me gjasën që liberalizimi të mund të bëhet nga fundi i këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje