LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: E di datën për liberalizmin e vizave

Çollaku: E di datën për liberalizmin e vizave

Megjithëse pritet që Kosova të mërkurën të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, qytetarët e vendit do të duhet të presin edhe disa muaj për të lëvizur lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian, në rast se rekomandimi i Komisioni Evropian do të jetë pozitiv.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka deklaruar se Komisioni Evropian tashmë ka konfirmuar që Kosova me sukses i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes dhe se rekomandimi do të ndodh shumë shpejtë.

Ai thotë për KosovaPress se procedurat deri tek lëvizja e lirë, mund të marrin disa muaj dhe se kjo dinamikë, varet nga veprimet e brendshme të Bashkimit Evropian, por shprehet i sigurtë që qytetarët do të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së, brenda këtij viti.


“Natyrshëm presim që KE të dal me rekomandimin e vet ligjor për liberalizimin e vizave për qytetaret e Republikës së Kosovës shumë shpejtë. Në rast se KE do të dal me këtë rekomandim, atëherë normalisht i njëjti pastaj duhet të shkojë në trajtim dhe shqyrtim në dy institucione tjera, tepër të rëndësishme brenda BE-së. Bëhet fjalë për Parlamentin e BE-së dhe Këshillin e BE-së, kështu që e gjithë kjo procedurë natyrshëm se do të marrë kohë disa muaj dhe kjo dinamikë varet nga veprimet e brendshmenë kuadër të BE-së. Mirëpo, ne jemi të kujdesshëm në këtë aspekt dhe me durim do të presim që BE, institucionet e BE-së t’i kryejnë të gjitha procedurat e brendshme deri në momentin e fillimit të zbatimit në praktikë të lëvizjes pa viza. Mirëpo, që kjo të ndodh, fillimisht duhet të ndodh hapi i parë më i rëndësishëm, e ky është dhënia e rekomandimit ligjor nga ana e KE-së, që siç e thashë, po presim të ndodh shumë shpejt”, thotë Çollaku.

Megjithëse pritet nesër rekomandimi i KE-së për liberalizim të vizave, Çollaku nuk e konfirmon këtë. Ai thotë se e di datën e saktë, por nuk mund ta thotë këtë. Ndërsa, pohon se kjo është çështje ditësh.

“Nuk mund të konfirmoj nëse një gjë e tillë do të ndodh sot, nesër apo pasnesër, apo ndonjë ditë tjetër. E kam thënë javën e kaluar, pas takimit me presidentin e KE-së, Juncker se një gjë e tillë, do të ndodh shumë shpejtë, është çështje e ditëve. Edhe sot e konfirmoj se është çështje e ditëve. Mirëpo, personalisht si udhëheqës i këtij procesi, unë e di saktësisht datën dhe kohen se kur do të jepet rekomandimi i tillë, mirëpo për shkak të natyrës së punës, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit dhe bashkëpunimin që kemi me institucionet e BE-së, nuk mund ta bëjë publike një gjë të tillë, sepse i takon vetëm KE që ta bëjë publike rekomandimin për dhënien e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha ai.

E derisa ministri Çollaku thotë se rekomandimi mbetet çështje ditësh, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se kjo tashmë mbetet çështje orësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori