Coleman pëson lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kualifikuese ndaj Uellsit (Foto/Video)

Mbrojtësi irlandez i Evertonit, Seamus Coleman, ka thyer këmbën gjatë një përplasje të tmerrshme me mbrojtësin e Uellsit, Neil Teylor.
Republika e Irlandës priti Uellsin në ndeshjen kualifikuese të Grupin D për Kupën e Botës “Rusi 2018”, me të dy skuadrat që morën nga një pikë pas barazimit pa gola.
Por, pika kryesore e kësaj ndeshje është përplasja e tmerrshme e Neil Taylor dhe Seamus Coleman, i cili pësoi një lëndim të frikshëm, përcjell Telegrafi.

Mbrojtësi i Evertonit theu këmbën pas kësaj ndërhyrje të pësuar dhe u desh që të braktis fushën në një barelë dhe dhimbje të mëdha.
Është e panevojshme të thuhet, por mbrojtësi uellsian mori kartonin e kuq me të drejtë, teksa vërehej fajësia në fytyrën e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/foulthrownet/status/845561178541772800
https://twitter.com/TheSCRLife/status/845390653551001600



































