Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e shtesave financiare për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës, si kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe ndaj një praktike të tillë të vendimeve të Qeverisë.
Një vendim eventual i Qeverisë lidhur më këtë, është një praktikë e rrezikshme dhe paraqet ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
“Çohu! dhe GLPS konsiderojnë se vendimi për shtesat e tilla është ndërhyrje në pavarësinë financiare të Prokurorisë Speciale dhe shpreh haptazi konceptin klientelesk të trajtimit të sektorit të drejtësisë nga ana e Qeverisë. Të marrësh një vendim të tillë në Javën Kundër Korrupsionit është përveçse një precedent i rrezikshëm, është gjithashtu i dëmshëm për vet sistemin prokurorial. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Kuvendi është ai që disponon kompetencën për përcaktimin e niveleve të financimit në sistemin prokurorial dhe atë, sipas propozimit të Këshillit Prokurorial, e jo Qeverisë. Çdo ndërhyrje në këtë qark vendimmarrës, aq më tepër përmes një vendimi qeverie, e jo ligji për buxhetin, përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të pavarur prokurorial dhe është një koncept klientelesk i trajtimit të prokurorëve”, thuhet në reagim.
Gjithashtu sipas Opinionit nr. 18 (para. 51) të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian (CCJE), vendimet qeveritare për rritje pagash konsiderohen ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Organizata Çohu! dhe GLPS përmes këtij reagimi kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndalë precedentët e tilla.
“Njëjtë si një vendim eventual për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjithashtu ai (vendimi) për pagat, janë veprime të paplanifikuara dhe pa asnjë analizë financiare e funksionale paraprake. Një Qeveri që i përkushtohet rendit e ligjit ofron shembuj të rritjes së transparencës, nënshtrimit të plotë ndaj pavarësisë së sistemit të drejtësisë, krijimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore dhe ofrimit të kushteve për parandalim të çfarëdo ndërhyrjeje politike në këtë të fundit”, thuhet më tej në reagim.
Bazuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian (raporti për vendin), sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial vazhdojnë të jenë të ndikuara politikisht në mënyrë sistematike për vite me radhë dhe se vendimi eventual i sotshëm, veçse konsiderohet vazhdim i një logjike të tillë.
Përmes këtij reagimi, Çohu! dhe GLPS gjithashtu kërkojnë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) që të reagojnë ndaj vendimeve të tilla, e të mos shndërrohen në organe të dëgjueshme ndaj Qeverisë dhe parimeve të dëmshme për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Organizata Çohu dhe GLPS rikujton se përkundër vendimit për rritje pagash për sektorin e drejtësisë nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka prodhuar asnjë efekt të qëndrueshëm në performancën, efektivitetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.
“Pra përkundër rritjes së pagave të prokurorëve dhe gjykatësve, në sistemin e drejtësisë ende nuk kemi rezultate, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj, për vendime të tilla Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë e kujdesshme, ta ruaj dhe respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, dispozitat ligjore dhe kushtetuese në fuqi e gjithashtu, të respektojë pritjet e Raportit të Progresit, duke ushtruar kështu vendimmarrjen për to në përputhje me dispozitat ligjore e kushtetuese, si dhe kërkesat dhe rekomandimet e organizatave vendore të shoqërisë civile që funksionojnë në këtë fushë dhe atyre ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Ndryshe, një ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëroi se prokurorët specialë nga e marta do të kenë edhe shtesat e pagës që sipas tij, do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova