Çmimi “Sali Çekaj” i ndahet prokurorit nën hetime

Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i është ndarë ky çmim “Për kontributin e jashtëzakonshëm për drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”. Medaljen ia ka dorëzuar vetë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shkruan “Koha Ditore”.
Mirëpo, jo shumë kohë më parë ai ka shkelur ligjin në dëm të palës së dëmtuar në një rast të rrahjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj. Në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale kishte propozuar ndëshkimin e tij me gjobë, ani se vepra për të cilën e kishte akuzuar dënohet vetëm me burgim deri në tre vjet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































