LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Bitcoin bie në 6,000 dollarë

Çmimi i Bitcoin bie në 6,000 dollarë

Çmimi i një Bitcoin aktualisht po tregtohet me 6,171.62 dollarë, pasi që për herë të parë ra nën këtë nivel që nga muaji shkurt i këtij viti.

Gjithashtu, sipas të dhënave të CoinMarketCap, edhe kriptovalutat rivale të Bitcoinit pësuan rënie.

Krahasuar me të dhënat e 24-orëve të fundit, vlera e kriptovalutave nuk kanë shënuar ndonjë rritje të dukshme, shkruan Telegrafi.


Aktualisht një Ethereum tregtohet me 451.49 dollarë, një Ripple po tregtohet me 0.45 dollarë, ndërsa një Bitcoin Cash po tregtohet me 747.76 dollarë.

Këtë vit, Bitcoin ka rënë më shumë se 50 për qind, pasi rregullatorët financiar në mbarë botën e kanë kritikuar këtë kriptovalutë si një mjet për mashtrim.

Autoritetet japoneze ndërmarrin masa kundër bursave të kriptovalutave
Lexo po ashtu Autoritetet japoneze ndërmarrin masa kundër bursave të kriptovalutave

Të premten e kaluar, Agjencia e Shërbimeve Financiare të Japonisë dërgoi urdhrin për gjashtë bursa pasi gjeti probleme me sistemet e tyre kundër pastrimit të parave dhe se kompanitë duhet të paraqesin planet e tyre deri më 23 korrik. /Telegrafi/