LAJMI I FUNDIT:

Çmimet në Kosovë vazhdojnë të mbesin të larta – këto janë vlerat aktuale për produktet bazike

Çmimet në Kosovë vazhdojnë të mbesin të larta – këto janë vlerat aktuale për produktet bazike

Kosova vazhdon të ballafaqohet me çmimet të larta për produktet bazike. Për muajin e kaluar, vlera e inflacionit ka arritur në rreth 13 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, aktualisht një pako vezë kushton 3.88 euro, një litër vaj ushqimor është 2.45 dhe pesë kilogramë sheqer janë 5.86 euro, shkruan Telegrafi.

Një pako oriz kushton 1.26 euro, kurse makaronat blihen me 0.94 euro dhe mielli prej 5 kilogramësh me 3.83 euro.


Një litër qumësht tregtohet me 1.21 euro, 800 gramë gjizë kushtojnë 2.73 euro dhe djathi me 6.01 euro.

Çmimet aktuale për 16 tetor 2022 | Burimi: ASK

Aktualisht çmimi i naftës është 1.78, derisa benzina 1.41 euro.

Derisa, produkti i vetëm që ka pësuar ndryshim të çmimit nga 11 tetorit është çaji, që kushtonte 7.99 euro, kurse aktualisht është 10.06 euro.

Për sa i përket ngrohjes, një metër kub dru ahu kushton 50 euro, ndërsa ai i bungut tregtohet me 67.33 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori