LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me luhatje

Çmimet e naftës me luhatje

Investitorët dhe tregjet e naftës nuk kanë qenë aspak aktivë në sesionin e parë të kësaj jave. Çmimet në orët e para të sesionit u regjistruan në luhatje minimale. Ekspertët ndërkohë shprehen se tregu është shumë i dobët.

Luhatshmëria e çmimeve ka prekur nivele alarmante dhe e bën të pamundur parashikimin e ecurisë së tregut. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.80 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.33 dollarëve për fuçi.

Pavarësisht trajektores së çmimeve, investitorët tashmë kanë filluar të pozicionohen për një rritje të çmimeve në terma afat-gjatë. Madje, disa projeksione flasin edhe për një nivel pranë 60 dollarëve për fuçi këtë vit. /Telegrafi/