Disa kanë dalë të blejnë një kurban, disa për të gjithë anëtarët e familjes, por ka edhe nga ata qytetarë që edhe përskaj dëshirës së madhe për të blerë një kafshë për ta flijuar, nuk kanë mundësi financiare. Çmimet e kurbaneve ndryshojnë, varësisht nga madhësia dhe pesha e kafshës, ndërsa qytetarët më shumë preferojnë të blejnë dele.
“Katërqind euro… Varet prej xhepit si i kanë të hollat…. Ka më lirë, 100 euro, 150, 200, 300, varësisht prej mallit…. Traditën për kurban bajram, kjo sigurisht se sa të jenë gjatë myslimanët nuk mund të harrohet kjo, se ky është një gëzim fetarë… Shtatëdhjetë vjet i kam.. gjithmonë jam marr me këtë, si nuk ka dallime, ka dallime, ndonjëherë janë më shtrenjtë, ndonjëherë më lirë, po tash patjetër fshati me qytetin me bashkëpunu ndonjëherë…”, tha një shitës.
“Kemi dal me ble kurban, shumë mirë kush ka pare, kush nuk ka, nuk mund të merr…. kush ka të holla i marrin nga 4-5, për krejt familjen… Kemi dal për 4 kurban mi ble. Jo lopë s’kemi marr, kemi marr vetëm për mish… Për gruan, për nënën, për djalin, për veti…” deklaroi një blerës.
Festa e Kurban Bajramit ndryshe njihet edhe si festa e flijimit dhe nderon gatishmërinë e të dërguarit Ibrahim, që të flijojë djalin e tij Ismailin si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit.
Që atëherë besimtarët myslimanë sipas mundësive therin kurban për këtë festë, ndërsa mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë ;Familja e mban një të tretën, një e treta ndahet me të afërmit, shokët dhe fqinjët, si dhe një e treta u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme