LAJMI I FUNDIT:

Clinton e mirëpret marrëveshjen për armëpushim në Siri

Clinton e mirëpret marrëveshjen për armëpushim në Siri

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, e ka përshëndetur armëpushimin në Siri, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por tha se suksesi i armëpushimit varet “nga rusët”.

“A do të funksionoj kjo apo jo, realisht varet nga rusët”, u tha Clinton gazetarëve në Karolinën Veriore dhe ka shtuar se “varet nëse Vladimir Putin do të vendos apo jo se është koha për ta bërë atë që rusët mund ta bëjnë për ta përfunduar këtë konflikt, duke hyrë në periudhën ku do të ketë fillim të procesit të diskutimeve, për një zonë mbrojtëse shpresëdhënëse për njerëzit të cilët janë nën sulm të pamëshirshëm nga ajri dhe nga përkushtimi për t’i ndjekur grupet terroriste që paraqesin kërcënim për secilin”.

Pajtueshmëria për armëpushim, e arritur javën e kaluar ndërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, parashihet ta ndalë luftën civile për një kohë të mjaftueshme, që të dy fuqitë të sigurojnë dërgim të ndihmave humanitare, t’i rifillojnë bisedat e ndalura për paqe dhe të fokusohen në sulmet ajrore kundër ekstremistëve islamikë, që kanë krijuar avantazh nga kaosi i krijuar nga lufta. /Rel/


Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori